KOPENHAGEN– Danimarka mirëpriti këtë të enjte samitin e shtatë të Komunitetit Politike Europian.
Delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama, i cili, rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ku një kontribut të veçantë në përmbushjen e detyrave do e japë Diella, ministrja virtuale që do të merret me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.
“Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë.Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime dhe ka dhënë 36 mije dokumente me vule digjitale dhe askush nuk ka pasur ndonjë problem. Së dyti, ajo po punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë. Dhe së treti, tani për tenderat publikë që janë në zhvillim e sipër. Kritikat janë te mira, por ajo është me e mirë”, ka thënë ai.
Rama tha se Shqipëria e ka të qartë objektivin për anëtarësimin në BE, por fjala e fundit I përket shteteve anëtare.
“Ne nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar”, u shpreh ai.
Ndërsa një koment e kishte edhe për sigurinë në Europë, për të cilën tha se nuk duhet vetëm përforcim ushtarak por edhe një plan paqeje.
“Për të vepruar si një e tërë dhe për të arritur një konvergjencë të gjithçkaje që ka të bëjë më sigurinë dhe sigurimin që në fakt nuk është rasti deri tani. Ka shumë ecejake kur vjen fjala për informacione dhe të dhëna dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, jo vetëm që të përforcohet aspekti ushtarak por që të kihet një plan paqeje evropian”, tha Rama.
Në Kopenhagen, lideret europianë diskutuan mbi sfidat e sigurisë, kërcënimet hibride por edhe gjeopolitikën në kontinentin e vjetur. Akujt e seriozitetit për pak caste, tentoi ti thyente kryeministri Rama me një batute me presidentin Macron.
“Ti duhet të kërkosh falje këtu, në të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Ai punoi shumë fort”, tha ai.
/abcnews.al

