Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka dënuar me 12 vite burg italianin, Franchesco Becheti me vendimin të formës se prerë.
Ndryshe nga shkalla e parë që e dënoi në shkurt të vitit 2022 me 17 vite burg Bechetin, për disa vepra penale duke nisur nga ajo e pastrimit te parave, krijimit te skemave mashtruese, dhe falsifikim të dokumenteve.
Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani që ndryshuan pjesërisht vendimin e shkalles se pare për një pjesë të dënimit.
Përveç Bechetit apeli uli dënimin edhe për një nga bashkëpunëtorët e tij, italianin Mauro de Renzi. Apeli zbriti në 12 vite burg dënimin për De Renzin nga 16 vite që ishte dënuar nga shkalla e parë.
Ndaj Bechetit është lëshuar edhe një urdhër arresti, por që nuk është ekzekutuar ende dhe ai vijon të jetë në kërkim. Ishin avokatët e Bechetit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të shkallës së parë që e dënoi biznesmenin italian me 17 vite burg nën akuzën se ai përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Në 21 dhjetor 2021, prokuroria i kërkoi gjykatës dënimin me 20 vite burg për Bechettin si edhe bashkëpunëtorin e tij Mauro de Renzi.
/abcnews.al


