“Rusia dëshiron të testojë vendosmërinë tonë”, kështu ka thënë ministri i jashtëm gjerman Johan Vandeful.
Ai ka theksuar se ndaj provokimeve ruse është e rëndësishme që të tregohet unitet dhe të ruhet qetësia.
“Po e ruajmë qetësinë dhe nuk do të lejojmë veten të çohemi drejt përshkallëzimit. Në të njëjtën kohë, nuk lëmë asnjë dyshim për faktin se jemi të vendosur dhe të gatshëm të zmbrapsim çdo kërcënim së bashku. Rusia dëshiron të testojë vendosmërinë tonë, të shkaktojë trazira. Kjo është e rrezikshme dhe duhet t’i përgjigjet në një mënyrë të qartë dhe të unifikuar”, shtoi Ministri i Jashtëm gjerman.
/abcnews.al/

