Hetimet për ndërtimet, nis seanca për 9 të arrestuarit

schedule11:17 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 11:17 - 17 Dhjetor, 2019

Ka nisur në Gjykatën e Durrësit seanca për 9 të arrestuarit, të dyshuar si përgjegjës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Në seancën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë.

Siç është raportuar më herët Prokuroria e Durrësit do të kërkojë nga gjykata masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e dyshuar si përgjegjës për shembjen e ndërtesave, ku humbën jetën 23 persona (vetëm në Durrës).

Abc News ka siguruar dokumentin hetimor, ku duket qartë se nuk kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore, por për një papërgjeshmëri totale të punonjësve të shtetit që kanë lëshuar leje ndërtimi, leje legalizimi, për ndërtesat që i shembi termeti.

Hetimet janë kryer nga prokurorët Edmond Koloshi, Pali Deçolli, Madrid Kullolli. Dosja mban Nr.2466, dhe bën fjalë për veprat penale “Vrasja me dashje”,“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” . Deri më tani policia ka vendosur në pranga 9 persona që dalin neser në gjykatë, ndërsa 9 të tjerë jane ende në kerkim.

Emrat e 9 të arrestuarve në Durrës:

Arben Isaku

Rruxhdi xheka

Klajdi Lame

Albrend Qetka

Defrim Celmani

Nevjana Isufi ne spital.

Kujtim Hasa

Ahmet Doda

Avdullah Osmani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore

Nevjana Isufi nuk është e pranishme në sallë pasi është në spital në gjendje jo të mirë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!