Barack Obama kërkon më shumë gra në qeveri: Burrat shkaktojnë telashe

schedule11:10 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 11:10 - 17 Dhjetor, 2019

Nëse çdo vend i botës do të qeverisej nga një grua, brenda pak vitesh çdo gjë do të ndryshonte për mirë. Është kjo deklarata e ish presidentit amerikan Obama i cili theksoi se problemet më të mëdha shkaktohen nga burra të moshuar që nuk duan të largohen nga politika.

Për Barak Obama pushteti është grua. Gjatë fjalës së tij në një takim në Singapor, ish kreu i shtëpisë së bardhë u shpreh i sigurtë se nëse cdo vend i Tokës do të qeverisej nga gratë, brenda pak vitesh do të kishte përmirësim në cdo fushë të jetës, në standarte dhe rezultate.

Lidhur me një rikthim të mundshëm të tij në politikë, Obama u shoreh se liderët, shpesh ata burra, duhet të dinë se kur është momenti për të dalë nga skena.

Ai theksoi se puna e një lideri nuk mund të zgjasë përjetë dhe nuk ka të bëjë me pushtetin personal. Nëse shohim botën dhe problemet e saj, zakonsiht ato shkaktohen nga burra të moshuar, të cilët as nuk duan të mendojnë se ka ardhur koha për t’u larguar nga politika, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!