Sipas burimeve në momentin e ngjarjes dy personat kanë qenë në shtëpinë e të plagosurit në rrugën “Llambi Bonata” në kombinat, teksa ishin edhe anëtar të tjerë të familjes që po drekonin së bashku.
Ngjarja u regjistruar pasditen e së shtunës kur 41-vjeçari Misir Tanushi plagosi me armë zjarri kunatin e tij, burrin e motrës Genci Mullaymeri 56 vjeç,
Sipas burimeve policore, ata ishin mbledhur për një drekë, teksa kanë nisur fillimisht një debat me tone të ashpra mes njëri tjetrit, konflikti ka agravuar më tej në përleshje fizike dhe Misir Tanushi është larguar me nxitim nga banesa, sipas burimeve ai ka zbritur poshtë pallatit ka marrë armën e zjarrit në makinën e tij dhe më tej është rikthyer sërish në banesë.
Në momentin që është futur në shtëpi është përballur me kunatin e tij të cilin e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në këmbë.
Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim nga bluzat e bardha, ndërkohë vetëm pas pak minutash efektivët e komisariatit numër 6 kanë bërë të mundur dhe arrestimin e autorit, teksa arma u gjet në rrugën në hyrje të pallatit.
Në kërkim është shpallur dhe një i ri që sipas burimeve është familjar i të dëmtuarit, pritet që të shoqërohet dhe ti merret deklarata pasi ai ka qenë prezent dhe është larguar nga vendi ngjarjes në momentin kur ka mbërritur policia.
Shkak dyshohet se është bërë një debat i çastit pasi më herët nuk raportohet të ketë pasur debate apo konflikte mes autorit dhe të plagosurit, e konfirmuar kjo edhe nga deklaratat e anëtarëve të tjerë të familjes.
/abcnews.al

