Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nacionalistët “kërcënojnë” Shqipërinë/ Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë, protestë para stadiumit

schedule14:22 - 27 Shtator, 2025

schedule 14:22 - 27 Shtator, 2025

Një parti e vogël, por që gjëmën mund ta bëjë të madhe.

Ndeshjes Serbi-Shqipëri në Leskovac i vjen një kërcënim i ri, i papritur.

Një nga partitë e djathta nacionaliste në vend, me emrin Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë serbe, ka ftuar qytetarët në qytetin e vogël ku do të luhet sfida e 11 tetorit që të mblidhen përpara stadiumit.

Në thirrje i bëhet thirrje banorëve dhe përkrahësve të kësaj force politike, të cilët nuk do të munden të blejnë bileta, që të jenë aty përpara dhe gjatë ndeshjes për të përkrahur ekipin kombëtar.

Ata theksojnë se do të mbështetet përfaqësuesja, por jo qeveria e presidentit Aleksandër Vucic.

Monarkistët akuzojnë pikërisht kreun e shtetit se largoi ndeshjen ndaj Shqipërisë nga Beogradi për në Leskovac për të futur në stadium njerëz sipas bindjeve politike.

Në tekst shruhet se “nëse do të ketë popull para stadiumit, ata nuk do ta arrijnë qëllimin që kanë”.

Pritet që një grumbullim i tillë në orarin e duelit të Kupës së Botës ta tensionojë ndjeshëm atmosferën, dhe të sjellë edhe përplasje me policinë apo me grupe njerëzisht besnikë të Vuçiçit.

Lëvizja monarkiste nuk ka peshë shumë të madhe politike, me rreth 5 apo 6 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare apo vendore, por asaj mund t’i bashkohen edhe parti të tjera të së djathtës si Dveri, Zavetnici apo Partia e re Demokratike e Serbisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!