Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirimi i hapësirave publike/ Ministrja Koçiu inspekton një aksion për largimin e mjeteve në Kurbin

schedule13:03 - 27 Shtator, 2025

schedule 13:03 - 27 Shtator, 2025

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu kreu një inspektim në Kurbin, ndërsa po kryehej lirimi i një hapësire grumbullimi mjetesh.

“Kemi filluar evidentimin dhe seleksionimin e këtyre mjeteve në hapësirë publike. Është ndotje e konsiderushme për Bashkinë e Laçit, por dhe për bashkitë e tjera të vendit. Ne do ta lirojmë këtë hapësirë, do ia kthejmë Bashkisë së Laçit”

Aksioni do të vijojë në të gjithë vendin.

“Në të gjithë territorit do të vijojmë me aksion për të pastruar territorin, për të pasur një territor të pastër.”

Kjo pikë në Kubin është e dyta, pas asaj të Shkodrës, që po lirohet, si pjesë e aksionit kombëtar të nisur në të gjithë vendin. Këto pika i kthehen bashkive pas pastrimit për të cilar do të duhet të bëjnë projekte për ti kthyer në shërbim të qytetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!