Kryeministri ne detyre i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në New York në moment të fundit të punimeve të Asamblesë se Përgjithshme të OKB. Një lëvizje e improvizuar, pa një agjendë të bërë publike, por më shumë postime në rrjetet sociale.
Ai, së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla janë takuar me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi.
Nëpërmjet një komunikate për media nga zyra e kryeministrit kanë thënë se Kosova dhe Omani kanë raporte konstruktive, ndonëse nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.
Kryeministri ftoi ministrin Al Busaidi, bashkë me një delegacion të nivelit të lartë, për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë e për të hulumtuar mundësitë e reja të bashkëpunimit, që do të thellonin mirëkuptimin ndërmjet dy vendeve.
Kurti është takuar edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever, me ne fokus Marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e mundësitë me interes të përbashkët.
Të gjitha këto i ngjajnë “lëvizjeve pa peshe ne diplomaci”, pa një rezultat konkret për qytetaret e Kosovës, qe kane mbetur pa qeveri të re edhe pse kanë votuar për të që prej 9 shkurtit, tetë muaj më parë.
Si të mos mjaftonte rezultati i papërfillshëm në politiken e jashtme, me vetëm dy njohje të reja për vendin, për Kosovën tani ka edhe një pezullim të dialogut strategjik me SHBA.
SHBA-të vijojnë të shihen në masën 77 % si partneri me i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, sipas një sondazhi të Institutit ndërkombëtar republikan, po kjo për kryeministrin ne detyre, duket se ka pak rëndësi.
/abcnews.al/

