Real Madrid kërkon të afrojë një talent në skuadër. L’Equipe shkruan se spanjollët janë vënë pas mesfushorit të Renne, Eduardo Camavinga. Në fundjavë ai gjeti golin e parë në Ligue 1, pasi i realizoi skuadrës së Lyon. Nuk është vetëm goli që e bën 17-vjeçarin të dëshiruar.
Adoleshenti shumë shpejt pritet të kthehet në një nga më të kërkuarit dhe në Spanjë nuk duan të gabojnë, siç bënë me Kylian Mbappe. Kampioni i botës preferoi PSG-në, pasi te Reali nuk ia siguronte askush se do të luante. Camavinga sigurisht nuk dëshiron të shkojë në La Liga dhe të shijojë ndeshjet nga stoli.
Reali është i interesuar për ta transferuar mesfushorin e Renne, i cili luan edhe me Francën U21 dhe së shpejti pretendon të bëhet pjesë e kombëtares së madhe. Camavinga nënshkroi marrëveshjen e re në verë me klubin francez dhe kontrata e re është e vlefshme deri në verën e vitit 2022. Për ta transferuar, spanjollët duhet të paguajnë një shifër të lartë, pasi janë disa klubet që e duan “xhevahirin” e tyre. /abcnews.al
Le Real Madrid s'intéresse de très près au Rennais Eduardo Camavinga https://t.co/Yl8VMsMVib pic.twitter.com/kIM3yTJdzI
— L'ÉQUIPE (@lequipe) December 16, 2019