Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Flauti magjik” i Elvis Rudit/ Nga fëmijëria në skenën ndërkombëtare

schedule10:22 - 25 Shtator, 2025

schedule 10:22 - 25 Shtator, 2025

Elvis Rudi është një prej flautistëve më në zë të brezit të tij ku kombinon karrierën artistike me punën si pedagog.

Shkollën e lartë e kreu në Bukuresht të Rumanisë me rezultate të larta, specializimet e tij vazhduan në shumë vende të tjera eruopiane, si Francë, Itali dhe Zvicër.

Karriera e tij artistike karakterizohet nga koncerte të ndryshme dhe bashkëpunime me artistë të njohur në skenën ndërkombëtare. I ftuar në emisionin ‘Pas Mesnate’ në ABC News ai tregon se si nisi rrugëtimi i tij drejt artit e muzikës.



“Është një nga instrumentet më të vjetër në histori. Është bashkëshoqërues i kulturave dhe sigurisht që në fillimet e tij flauti është konsideruar vërtet i tillë, magjik. Fillesat, nuk e di nëse një situatë në Tetarin Kombëtar të Operas dhe Baletit kur unë kam qenë në një moshë farë të vogël, 5 vjeç, mund të ketë vendosur edhe mamanë time që të më drejtonte në këtë rrugë. Ishte opera duke u vënë në skenë dhe jo vetëm që ndenja shumë urtë, por e përjetova me shumë intensitet. Dhe mamasë iu duk e pazakontë për moshën dhe kjo ka qenë arsyeja që u mendua. Jam rikthyer tek flauti kur isha në klasë të pestë, kur u hap një shkollë eksperimentale në Liceun Artistik, konkurrova më pranuan dhe bashkë me shokë të tjerë që sot janë muzikantë shumë të talentuar, ishte klasë eksperimentale dhe suksesi jonë bëri që hapej dhe te vazhdonte klasa e pestë në Liceun Artistik”, tregoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!