Pak më parë është dhënë një alarm për një ngjarje të dyshuar si rrëmbim në zonën e Qafë Gjashtës në Sarandë. Menjëherë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë identifikuar personat e përfshirë.
Sipas burimeve nga Policia, fillimisht është raportuar nga persona të tjerë se mund të kishte ndodhur një rrëmbim. Megjithatë, pas verifikimeve, rezulton se ka qenë një debat mes dy palëve dhe të gjithë personat ndodhen aktualisht në Komisariatin e Policisë për sqarimin e rrethanave.
Policia vijon procedurat për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar plotësisht situatën.
“Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:
Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të”, njofton policia.
/abcnews.al

