Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

schedule15:28 - 16 Qershor, 2025

schedule 15:28 - 16 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar, banues në Shkodër është arrestuar nga policia, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

“Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira,  me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.             

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!