Liverpul i shton një tjetër fitore serisë pozitive në këtë sezon. Pas Premier League dhe Champions, kampionët anglezë debutuan me sukses edhe në Kupën e Ligës, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të turneut.
Të besuarit e Arne Slot mundën 2-1 Sauthemtpon, ndërsa sfida e luajtur në “Anfield” ishte një përzierje ndjenjash për “The Reds”.
Si fillim për golat e sulmuesëve. I pari për Alexander Isak, blerja më e shtrenjtë e historisë së Premier League, që kaloi në epërsi vendasit në minutën e 43-të.
Pas pushimit, miqtë barazuan shifrat me Charles, duke e kthyer sërish në ngjitje ndeshjen e Liverpul.
Të zotët e shtëpisë morën një tjetër goditje të rëndë, pasi talenti Giavano Leoni pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e tij debutuese.
Gjithsesi, për të kthyer sërish gëzimin në tribunan e “Anfield” mendoi Ekitike, që shënoi golin e dytë dhe të fitores për Liverpul. Por festa me heqjen e fanellës I kushtoi kartonin e kuq sulmuesit francez.
Nuk zhgënjen as Chelsea, me Blutë e Londrës që u kthyen te fitorja në futbollin anglez. Kampionët e Botës kaluan 2-1 Lincoln, duke siguruar gjithashtu biletën për në fazën tjetër të Kupës së Ligës.
Por deri te suksesi, të besuarit e Maresca duhet të përmbysnin epërsinë e vendasve në pjesën e parë.
Pas pushimit, George dhe Buananote shënuan golat e fitores dhe të kualifikimit për Chelsea, që i bashkohet favoritëve të tjerë në raundin tjetër të Kupës së Ligës./abcnews.al

