Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strategji kombëtare kundër krimit të organizuar/ Ministrja e Brendshme: Shqipëria forcon ligjet, në rrugën drejt BE

schedule15:24 - 23 Shtator, 2025

schedule 15:24 - 23 Shtator, 2025

Ministria e Brendshme pritet të rrisë kapacitetet kundër krimit, ku fokusi do të jetë tek hetimi financiar dhe rikuperimi i aseteve që vijnë nga aktivitetet kriminale.

Në daljen e parë si Ministre e Brendshme, Albana Koçiu tha se Shqipëria  do të afrohet gjithnjë e më shumë me standardet e familjes europiane, ndërsa prezantoi  fazën e dytë të projektit “Europa per Ligjin” projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian.

“Projekti do të rrisë kapacitetin tonë për të hetuar krime komplekse, me fokus të veçantë në hetimet financiare, rikuperimin e aseteve, krimin kibernetik, pajisjen me sisteme të teknologjisë së informacionit dhe krimin mjedisor; do të mbështesë trajnimin dhe zhvillimin profesional për gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e zbatimit të ligjit; do të pajisë agjencitë tona të zbatimit të ligjit me sisteme moderne dhe mjete të specializuara”, tha ministrja.

Ministrja Koçiu tha se ndihma e Bashkimit Europian, vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po harton Strategjinë kombëtare kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda deri në vitin 2030.

“Mbështetja juaj e palëkundur ka qenë vendimtare dhe mbetet kyçe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. EU4Law është një shtyllë e rëndësishme e bashkëpunimit tonë me BE,  e konceptuar për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë piketat e ndërmjetme,  veçanërisht në Kapitujt 23 dhe 24, si dhe për të konsoliduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Koçiu.

Në këtë event morën pjesë Ambasadori i BE-së në Tiranë, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!