Një 20-vjeçar i identifikuar si Roseljo Arifi është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij në Shkodër i dyshuar si organizator i një grupi kriminal që trafikonin armë nga Shqipëria në drejtim të Anglisë.
Arifi së bashku me dy të tjerë, Jurgen Susa dhe Segest Meti, të arrestuar një ditë më parë, u zbuluan teksa drejt Anglisë kishin nisur një televizor, brenda të cilit kishin fshehur një armë zjarri të çmontuar së bashku me silenciator.
Burime pranë grupit të hetimit sqaruan se 2 bashkëpunëtorët e Arifit kanë deklaruar se ishte e disata herë që trafikonin armë drejt Anglisë, e vërtetuar kjo edhe nga zbërthimi i telefonave celular.
Grupi ka transportuar armë edhe nëpërmjet linjave të transportit që merrnin e sillnin pako nga Shqipëria në Angli familjarëve të të arrestuarve.
Policia po punonin për të zbardhur edhe herët e tjera të transportit të armëve dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari./abcnews.al

