Estonia ka kërkuar zyrtarisht konsultim sipas nenit 4 të NATO-s. Ky nen mund të aktivizohet kur një shtet anëtar beson se po kërcënohet integriteti i tij territorial, siguria kombëtare apo pavarësia politike.
Kryeministri estonez Kristen Michal deklaroi se NATO duhet të jetë e bashkuar dhe e fortë ndaj çdo provokimi. Avionët luftarakë ruse që fluturuan mbi Estoninë të premten, shkaktuan shqetësime dhe reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.


