Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kombinat”. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se e aksidentuara S.M., 55-vjeç është transportuar në Spitalin Rajonal Berat.
Berat/Informacion paraprak:
Rreth orës 18:10 në vendin e quajtur “Kombinat”, shtetasi F.H,41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren S.M, 55 vjeç, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat në gjendje të pastabilizuar për jetën.
Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit./abcnews.al