Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Kuvend maratonë, në miratim të qeverisë në kohë rekord/ Lami: Asnjë surprizë nga opozita, kopje e vetes së vjetër

schedule18:32 - 18 Shtator, 2025

schedule 18:32 - 18 Shtator, 2025

Analisti politik Roland Lami, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, komentoi zhvillimet e fundit në Kuvend lidhur me votëbesimin e qeverisë së re, i cili u krye në një kohë rekord dhe mes tensioneve të ngritura nga opozita.

Sipas Lamit, injorimi i rregullores së Parlamentit përbën injorim të shtetit të së drejtës. Megjithatë, Lami u shpreh skeptik për kapacitetin e opozitës për të sjellë risi, duke e cilësuar atë si një “kopje të legjislaturës së vjetër”.

“Injorimi i rregullores së parlamentit është injorimi i shtetit të së drejtës. Çdo aludimi që mund të bëjmë për opozitën, kjo është kosto që opozita merr vet. Prandaj është rregullorja e Parlamentit dhe askush nuk ka të drejtë që ta rregullojë, prandaj miratimi i qeverisë së re pa debat, është shkelje. Në asnjë rast mazhoranca nuk mund të injorojë rregulloren e Parlamentit, sa i takon nëse ka të drejtë opozita për të paraqitur ankesë, po, është në rregulloren e parlamentit. Nëse i referohemi skenës parlamentare, opozita edhe nëse kërkon që të ofrojë diçka të re nuk e ofron dot sepse është copy-paste e legjislaturës së vjetër. Nuk pres asnjë surprizë. Ajo opozitë është e detyruar që të jetë kopje e vetes së vjetër”, tha Lami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!