Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbardhet vrasja në Selitë/ Bujar Nasufi dyshohet se u ekzekutua pas një konflikti pronësie

schedule11:02 - 18 Shtator, 2025

schedule 11:02 - 18 Shtator, 2025

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur sa i takon ekzekutimi të Bujar Nasufit në zonën e Selitës.

Sipas burimeve për ABC News, një konflikt pronësie dyshohet se është shkaku i vrasjes, bëhet fjalë për truallin e banesës që dikur i përkiste babait të Nasufit, por ishte shitur tek familja Xhani, fqinjë të tyre.

Megjithatë, dokumentacioni vijonte të rezultonte ende në emër të Nasufit. Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi prej rreth 30 mijë eurosh iu kalua llogarisë së familjes Nasufi, duke ndezur një konflikt të hapur mes dy familjeve.

Hetimet e deritanishme kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin: vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Ata akuzohen se urdhëruan eliminimin e 56-vjeçarit, i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa po parkonte makinën pranë banesës së tij.

Ekzekutimi mendohet të jetë kryer nga një vrasës me pagesë, i cili kishte maskuar identitetin si shpërndarës picash.

I veshur me rroba të zeza, ai qëlloi disa herë me armë ndaj Nasufit, ndërsa më pas dogji motorin dhe armën e krimit, që u gjetën nga policia. Hetuesit vijojnë ende hetimit për të zbuluar ekzekutorin.

Ndërkohë, vëllezërit Xhani pak muaj më parë, ata u arrestuan nga forcat RENEA në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku ndodheshin në shoqërinë e personazheve të njohur të botës së krimit.

Përveç akuzës për porositjen e vrasjes së Nasufit, ata lidhen edhe me ekzekutimin e Elis Roshkodolit në Shkodër, në gusht të vitit 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!