Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia e re, në gjurmët e të vjetrës”/ Beqiri: Veliaj, figurë politike e djegur

schedule20:28 - 17 Shtator, 2025

schedule 20:28 - 17 Shtator, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se tashmë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është një figurë politike e djegur.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Veliaj u shpreh se gjyqësori ka mangësitë e tij dhe kanë dalë në pah në rastin e Veliajt.

“Nga pikëpamja e saj, të ardhmes politike të tij, e mendoj cikël të mbyllur, u dogj. Nuk e donte politika, ia gjetën mënyrën. Rasti i Veliajt tregon që kemi të bëjmë me sistem gjyqësor jo të pastër, por selektiv. Meqë andej shkoi Ilir Meta, me të gjitha ato që kishte, që të ndërtojmë balanca, të gjejmë një kokë të madhe dhe ky ishte Veliaj. Veliaj u bë kokë turku. Thelbi i akuzave, shkon te ajo që shuma totale e shkeljeve, shpërdorimit të detyrës, shkon në 1.1 milion euro. Por 6 milionë dollarë, PD i dha lobim në SHBA. Veliaj duhej djegur për këtë shkak, jo nuk është drejtësi e re. Nga pikëpamja juridike, në të dyja anët, Rama do dalë i fituar. Rama nuk punon për një pakicë njerëzish me intelekt të lartë, e shikon se sa vota marr unë. Nga të dyja anët, Rama del i fituar. Unë do votoja kundër shkarkimit të tij.”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!