“Botërori 2026” mund të luhet pa Spanjën, kampione në fuqi të Europës. Kjo mundësi është në tavolinë, nëse Izraeli siguron kualifikimin në turneun që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas të përditëshmes “Marca”, zëdhënësi i grupit socialist në Kongres, Patxi Lopez ka konfirmuar këtë vendim që më pas ka bërë xhiron e botës.
“Pse Rusia po dhe Izraeli jo? Cili është ndryshimi. Për këtë Spanja do të kërkojë në organizmat sportivë kompetentë, në këtë rast FIFA dhe UEFA që të sanksonojnë Izraelin për atë që po ndodh në Gaza. Në të kundërt mund të shkohet deri në kërkesën për tërheqjen e kombëtares”. Janë këto fjalët e Lopez, që kanë bërë të diskutohet kudo.
Qeveria mund të autorizojë ose jo pjesmarrjen e përfaqësueses në një kompeticion ndërkombëtar, por për t’u vlerësuar më pas janë pasojat. Kjo pasi FIFA nuk toleron ndërhyrjet politike në asnjë çështje që lidhet me futbollin. / abcnews.al /


