“Liverpool si The Beatles, duhet të shqetësohen nga shorti. Atletico ime është gati”

schedule15:50 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 15:50 - 16 Dhjetor, 2019

16 skuadrat e kualifikuara në Champions League janë të gjithë të forta, por shorti ishte i pafat për Atletico Madrid. Klubi spanjoll do të përballet me Liverpool, kampionët në fuqi të këtij kompeticioni.

Gjithsesi, “Colchoneros” nuk kanë aspak frikë dhe fjalët e Enrique Cerezo e konfirmojnë. Presidenti i Atletico Madrid analizon shortin në një prononcim për Marca dhe tenton të kalojë presionin nga pala kundërshtare.

Liverpool më pëlqen si kundërshtar, njësoj siç më pëlqen qyteti dhe Beatles. Nuk do të preferoja një skuadër tjetër në short. Po flasim për një skuadër të madhe, por fakti që shorti i vuri përballë nesh është një problem për ta.

Do të përgatitemi me kujdes deri në shkurt. Të gjithë përballjet me eliminim direkt nisin 50 me 50. I them Liverpoolit që ne jemi gati“, thekson presidenti i Atletico Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!