Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Bruksel, takim me shefin e NATO-s/ Rutte: Shqipëria është aleate e palëkundur

schedule09:52 - 17 Shtator, 2025

schedule 09:52 - 17 Shtator, 2025

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua të mërkurën me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Shefi i NATO vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në Aleancë duke e konsideruar atë një aleate të çmuar.

Gjatë fjalës së tij, Rutte vuri në dukje rëndësinë e investimeve që Shqipëria po bën në industrinë e mbrojtjes, si dhe rolin e drejtpërdrejtë të saj në ndihmë të Ukrainës dhe në misionet paqeruajtëse në disa shtete.



“Shqipëria është aleate e palëkundur, ajo do arrijë 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të shpenzimeve ushtarake. Na duhet një bazë më ë fortë industriale e NATO.  Ju po ndihmoni shumë edhe për Ukrainën.  Ju po bëni shumë sa i përket ndihmës për Ukrainën. Dhe jashtë Shqipërisë, jeni pjesë e forcave tokësore në Letoni dhe Bullgari. Jeni aktivë në Kosovë përmes KFOR-it. Pra, po jepni një kontribut shumë më të madh se sa madhësia juaj.

Dhe jeni mjaft i gjatë. Por megjithatë, Shqipëria nuk është aleati më i madh, por po bën shumë. Dhe prandaj, unë dua sinqerisht t’ju falënderoj që jeni një aleat kaq i fortë. Ne e dimë që NATO mund të mbështetet gjithmonë te Shqipëria.

Dhe ju e dini që Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë te NATO. Kështu që edhe njëherë, faleminderit që erdhët për vizitë. Faleminderit që jeni një mik kaq i ngushtë personal. Dhe faleminderit për gjithçka që po bëni për NATO-n”, theksoi Rutte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!