Disa muaj pas zgjedhjeve, PD vijon të ketë ankesa sa i takon rezultatit, edhe pse ka marrë numrin më të pakët të mandave të arrira ndonjëherë.
Analisti Roland Lami tha për ‘Real Story’ se opozita e ka humbur misionin e saj dhe se kjo gjendje u shërben atyre. Më tej, Lami tha se strukturat brenda PD e kanë në ‘dorë’ të ndryshojnë gjendjen në të cilën ndodhet partia dhe se me këto ritme, rrezikon deri në degradim dhe mbyllje të logos.
“Strategjia me të cilën u fut PD ishte të përgatiste terrenin post zgjedhor. Askush brenda PD nuk suprizohej nga rezultati, kjo lidhet me faktin me atë që pritej pas zgjedhjeve. PD ka një kokfortësi për ta mbajtur partinë ashtu siç është sepse ashtu u shërben. Opozita nuk e përmbush misionin e saj, ata mendojnë dhe ashtu siç janë i shërbejnë njëri tjetrit.
Ne së jashtmi nuk e reformojmë dhe ndryshojmë PD, së brendshmi nuk ka lëvizje për këtë. Duhet lënë të degradojë dhe madje të mbyllet si logo sepse ne së jashtmi nuk e ndryshojmë dot.
Strukturat e brendshme kanë rënë në ndryshk dhe ajo parti do groposet ashtu siç e ka nisur. Zgjidhja është brenda PD, nuk është jashtë.” / abcnews.al /


