Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Belgjika synon të ndjekë shembullin e Trump, pritet të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

schedule08:09 - 15 Shtator, 2025

schedule 08:09 - 15 Shtator, 2025

Qeveria belge planifikon të angazhojë ushtrinë në qytetet e mëdha për shkak të një rritjeje të ndjeshme të dhunës nga bandat e drogës

Belgjika dëshiron të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të angazhojë ushtrinë për të përmirësuar sigurinë e brendshme në vend.

Ushtarët belgë mund të patrullojnë së shpejti në qytetet e mëdha të Belgjikës për të frenuar krimin e lidhur me drogat. Qeveria belge po punon për një ligj që do të krijojë kornizën ligjore për këtë, njoftoi Ministri i Brendshëm Bernard Quintin.

“Ushtria ka për detyrë të mbrojë integritetin e territorit kombëtar”, i tha ai gazetës “De Standard”. “Zakonisht ajo e bën këtë jashtë kufijve tanë, por lufta kundër krimeve me droga lidhet gjithashtu me integritetin e territorit kombëtar.” Quintin tha se trupat e ushtrisë pritet të dislokohen në Bruksel “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!