Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodra, destinacion i çdo stine/ Turistët shijojnë historinë, mikpritjen dhe gatimet

schedule18:27 - 14 Shtator, 2025

schedule 18:27 - 14 Shtator, 2025

Shkodra vazhdon të jetë e mbushur me turistë edhe në shtator. Rrugët muzeale janë ende me vizitorë, ndërsa hotelet e restorantet raportojnë rezervime të plota.

Turistët nga e gjitha bota njihen me trashëgiminë historike e kulturore, shijojnë muzikën dhe gatimet tradicionale.

Thonë se po shijojnë atmosferën e veçantë që ofron qyteti, mikpritjen e ngrohtë të njerëzve dhe bukurinë e zonave turistike.

“Është këndshëm, është shumë bukur. Ne ishim për hiking nga Valbonë në Theth dhe tani u kthyem sërish këtu.”

“Jam këtu prej dy netësh, kam shijuar çdo moment.”

“Po e dua Shkodrën, është shumë këndshëm. Është edhe më e mrekullueshme nga sa kisha menduar, mendoja se ishte një qytet shumë i vogël por është shumë i mrekullueshëm.”

“Më pëlqen, është një qytet vërtet i bukur, qytet rinor, shumë të rinj. Është i zhurmshëm, shumë festa por shumë bukur. Kjo është ndalesa e fundit e jonë në Shqipëri dhe është fantastike për ndalesën tonë të fundit para se të kthehemi në Gjermani.”

“Është shumë këndshëm, sot është dita jonë e parë këtu dhe kemi qenë në kalanë Rozafa, është shumë e bukur, shumë unike dhe perëndimi i diellit atje ishte shumë bukur.”

Shkodra është nga destinacionet më të vizituara të veriut, dhe prania e vazhdueshme e turistëve edhe në këtë periudhë tregon se nuk është thjeshtë sezonal, por qyteti ofron përvoja unike në çdo stinë të vitit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!