Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha ‘dënon’ Bardhin/ Pavarësisht dështimit në Fier, do të mbetet kryetar grupi

schedule15:22 - 11 Shtator, 2025

schedule 15:22 - 11 Shtator, 2025

Demokratët kanë mbledhur forumet në nisje të legjislaturës së re të parlamentit që starton nesër me seancën e parë. Grupi i deputetëve që fituan më 11 maj nën siglen e PD do të drejtohet sërish nga Gazment Bardhi, të cilin Berisha e rikonfirmoi në këtë post

Nga selia e PD, gazetari i ABC Neës Andon Kello bëri publik emrat e dalë nga mbledhja e demokratëve ku Berisha e nisi me rikonfirmimin e bardhit në krye të grupit parlamentar i cili ka fituar sërish besimin e doktorit.

Berisha njoftoi dy zëvendësuesit e tij që do të jenë Belind Këllici dhe Tomor Alizoti. Gjithashtu u ndal edhe te kabineti i ri qeveritar i Ramës duke akuzuar emër për emër të gjithë kabinetin duke i cilësuar si emra të sjellë nga Xhorxh Soros apo nga grupe kriminale.



Nën akuzat e doktorit, nuk u kursye as ish ministria e shëndetësisë e cila u propozua si kryebashkiake e Tiranës, ku Berisha u shpreh se duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!