Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ta shikojmë këtë si mandatin tonë të parë”, Rama: Inteligjenca artificiale fiksimi ynë për të bërë ndryshime epokale

schedule12:18 - 11 Shtator, 2025

schedule 12:18 - 11 Shtator, 2025

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria duhet ta shohë fazën e re të qeverisjes si një mandat të parë, të mbushur me ambicie dhe energji të reja.

Në qendër të vizionit të tij, Rama vendosi inovacionin dhe inteligjencën artificiale, të cilat i cilësoi si “fiksimi ynë i domosdoshëm” për të realizuar ndryshime të thella dhe afatgjata në vend.

Ai theksoi se përmes teknologjisë dhe një qasjeje të re ndaj territorit dhe infrastrukturës, qeveria synon të hapë një fazë të re zhvillimi, duke lënë pas të shkuarën dhe duke u fokusuar te standardet moderne dhe pastrimi urban.

“Krahas nevojës për një kërkese që rritet, duhet të dimë se çfarë kërkesash dhe sfidash sjell leja e ndërtimit. Prandaj duhet të jemi alert gjatë gjithë kohës, për t’u siguruar që po i bëjmë vetes pyetjet e duhura. Pastaj për t’i dhënë përgjigjet e duhur, duke u dhënë udhëheqësit e duhur. Të luash me bukurinë e Shqipërisë sot, do të thotë që të lësh një vend të shëmtuar nesër.

Infrastruktura dhe Kontrolli i territorit, ne do ta shohim nga një kënd tjetër me sytë e dikujt që sapo e ka marrë mandatin e parë qeverisës, duke lënë pas të zinjtë e ullirit që kemi hequr, për të mbyllur gropat, sepse të dyja nuk na lënë që të shikojmë veten. Shqipëria është vendi me rraqe rrugëve si asnjë vend tjetër. Është koha që të merremi me rraqet, të krijojmë kordon sigurie dhe pastërtie.

Prandaj Rilindja 2.0 fillon nga ambicia, e të bërit të gjërave sikur është hera e parë. Rilindja 2.0 është një aspirim i teknologjisë, ku Inteligjenca Artificiale sjell aspirata të tjera. Inovacioni është një tjetër drejtim ku ne kemi arritur shumë. Por, kjo nuk duhet të na interesojë shumë, sepse ky është mandati ynë i parë për të hapur një fazë të re. Inovacioni dhe Inteligjenca Artificiale duhet të jenë fiksimi ynë në qeveri, në bashki sepse është mundësia jonë për të bërë ndryshime epokale”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!