Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU pranë ambasadës amerikane kanë goditur një grup kontrabande të qenieve njerëzore.
SiPAS edhe një njoftimi zyrtar, sqarohet se në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga tre persona Cerkez Nikoci,; Hazir Maçi dhe Ardjan Pirani
Ka qenë një hetim disa mujor I cili zbuloi se 58-vjeçari Hazir Maçi ishte koka e grupit së bashku me Cerkez Nikoci,; dhe Ardjan Piranin të cillëdsuar si dy bashkëpunëtorët më të besuar të tij.
Ata siguronte dokumente udhëtimi të falsifikuara, në bazë të kërkesës nga qytetarë të cilët donin të udhëtonin drejt shba ose kanadas, pagesa varionte nga 20 deri 35 mijë dollarë.
Duke përdorur dokumentet false, ai i dërgonte drejt disa vendeve të BE, më pas në vendet e ishujve Karaibe dhe me destinacion final dy vendet e Amerikës veriore.
Policia iu sekuestroi edhe shumë të mëdha parash në cash, dokumente të falsifikuara si edhe sende dhe prova të tjerë me interes për hetimin.
Për abc neës grupi hetimit konfirmon se ka dyshime të forta për persona të tjerë të përfshirë, në bazë edhe të zbërthimit të telefonit cellular të të arretuarve priten edhe zbardhjet e emrave të tjerë.
/abcnews.al

