Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pa Messi nuk ka “festë”/ Argjentina mbyll me humbje kualfifikueset e “Botërorit 2026”

schedule12:51 - 10 Shtator, 2025

schedule 12:51 - 10 Shtator, 2025

Me biletën për në “Botërorin 2026” të prerë kohë më parë, Argjentina dhe Brazili i lejojnë vetes të çedojnë në sfidat e fundit kualifikuese për zonën e Amerikës së Jugut.

Dy gjigandët e këtij kontinenti u mundën me rezultatin e njëjtë 1-0 në transfertat respektive. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për tolerim, pasi lufta sportive në fushë ishte me të vërtetë e fortë.

Pa Lionel Messi të lënë pushim, Argjentina u mund 1-0 në shtëpinë e Ekuadorit, ndërsa kjo sfidë prodhoi tension dhe dy kartona të kuq.

Otamendi la fushën i pari në minutën e 31-të, ndërsa me forca më të pakta kampionët e botës u ndeshkuan me 11 metërshin e Valencia në minutën e 13-të shtesë të pjesës së parë.

Pas pushimit, Caisedo barazoi forcat në fushë me kartonin e dytë të kuq për këtë sfidë, por pavarësisht përpjekjeve, Argjentina nuk arriti të evitojë disfatën. Asnjë problem, pasi Messi dhe shokët e tij shkojnë në finalet e Kupës së Botës si kryesuesit e renditjes në Amerikën e Jugut.

Në këtë kompeticion nuk mund të mungojë Brazili, që gjithsesi kualifikohet vetëm si vendi i pestë i kontinentit, pas humbjes 1-0 në Bolivi.

Oksigjeni I rallë në lartësinë mbi 4100 metra në stadiumin e El Alto ndikoi performancën e skuadrës së Karlo Ançelotit, që jetoi humbjen e parë në pankinën e “Selecao”.

Goli i Muguelito me penallti në shtesën e pjesës së parë vendosi fatin e ndeshjes dhe fitoren e Bolivisë, që siguron një vend në play off dhe mban gjallë shpresat e saj për një vend në Botërorin e vitit të ardhshëm.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!