Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Wizz Air zgjerohet në Tiranë/ Shtohen 4 destinacione të reja dhe avion në Rinas

schedule15:55 - 9 Shtator, 2025

schedule 15:55 - 9 Shtator, 2025

Kompania ajrore Wizz Air shton katër destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Po ashtu duke filluar nga mars i  vitit 2026 kompania do të vendosë në bazën e Tiranës avionin e 14-të. Për aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ky zgjerim është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e përvojës së udhëtarëve.

Kompania ajrore me tarifa të ulëta, Wizz Air zgjerohet më tej në Shqipëri.  Duke filluar nga marsi i vitit 2026, Wizz Air do të vendosë në Tiranë avionin e saj të 14-të Airbus A321neo të gjeneratës së fundit. Po ashtu kompania ajrore shton edhe katër linja të reja drejt destinacioneve kryesore europiane. Konretisht fluturimet Tiranë –Këln nisin në 16 dhjetor të këtij viti, Tiranë – Tenerife në 14 dhjetor 2025, Tiranë – Stokholm Arlanda, Suedi në 2 mars 2026, Tiranë – Billund, Danimarkë në 3 mars 2026.

Krahas destinacioneve të reja, Wizz Air do të rrisë frekuencat në katër linja ekzistuese nga Tirana, Milano Malpensa: nga 16 në 21 fluturime në javë, Bruksel nga 11 në 14, Torino nga 9 në 11 dhe Berlin: nga 7 në 9 fluturime në javë.

“Kemi parë një rritje të konsiderueshme të tregut shqiptar. Brenda vetëm pesë vitesh kemi kaluar nga disa mijëra pasagjerë në mbi pesë milionë. Sot, Tirana është tashmë një nga bazat më të mëdha operuese të Wizz Air, duke e bërë Shqipërinë një treg kyç për ne. Tregu shqiptar deri tani ka qenë kryesisht i dominuar nga turizmi hyrës. Tani, kemi nisur gjithashtu të zhvillojmë ofertën për udhëtimet dalëse. Disa nga destinacionet tona të fundit synojnë pikërisht këtë kërkesë nga udhëtarët dhe komunitetet lokale. Me destinacione të reja besojmë se po i përgjigjemi këtyre nevojave”, tha Piotr Trawska, Drejtor Komercial për Evropën Perëndimore dhe Jugore.

Për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës zgjerimi i Wizz Air është një hap i rëndësishëm për të përmbushur nevojat e udhëtarëve.

“Së bashku me Wizz Air, ne po konsolidojmë tregje të rëndësishme si Gjermania dhe Spanja, ndërsa hapim destinacione të reja emocionuese për pasagjerët tanë. Ky zgjerim nënvizon rolin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës si një partner i përkushtuar, i cili vazhdimisht investon në infrastrukturë, dixhitalizim dhe përvojën e pasagjerëve”, tha Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Që nga fillimi i operacioneve në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar mbi 19 milionë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë. Ndërkohë, me investimet që po kryhen nga grupi Kastrati, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synon përmirësimin e përvojës së udhëtarëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!