Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inflacioni u ul lehtë në korrik/ Arrin në 2.3 përqind, por argëtimi e ushqimet mbeten të shtrenjta

schedule14:07 - 9 Shtator, 2025

schedule 14:07 - 9 Shtator, 2025

Ecuria e rritjes së çmimeve në vend duket se është ngadalësuar gjatë muajit gusht.Sipas të dhënave të Instat niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3%  nga 2.5% që  ishte një muaj më parë.Nëse shohim nëngrupet ndikim kryesor në rritjen e çmimeve kanë dhënë  argëtimi dhe kultura ,ushqimet dhe qiratë.

Krahasuar me muajin Gusht 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 % duke reflektuar jo vetëm shpenzimet e turistëve, por edhe rritjen e kostove për aktivitetet kulturore pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1 %.Nëse shohim nëngrupet që kanë pësuar një shtrenjtim të çmimeve vëreht se ato lidhen direkt me sezonin turistik. Kjo rritje e çmimeve lidhet veçanërisht me  periudhën e pikut të verës kur kërkesa për shërbime turistike, hotele, kafene dhe restorante rritet ndjeshëm.

Vetëm pak javë më parë Banka e Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit  në 2.5 % si një masë kjo për të stabilizuar nivelin e çmimeve në vend ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikqyrës ky nivel u la i pandryshuar.Ndërkohë që pritshmëritë janë që niveli i inflacionit do të kthehet në objektivin prej 3% në fillim të vitit të ardhshëm.Banka Qendrore ka paralajëmruar se vendimmarrja për politikën monetare do të varet nga ecuria e treguesve në muajt në vijim.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!