Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gati për zilen e parë/ Nxënës dhe prindër përgatiten për fillimin e vitit shkollor

schedule11:46 - 6 Shtator, 2025

schedule 11:46 - 6 Shtator, 2025

Të hënën e 8 shtatorit, Loena do të nisë klasën e pestë. Vogëlushja ka udhëtuar nga fshati Mullet në Tiranë së bashku me nënën e saj, për t t’u pajisur me çdo gjë që i duhet për nisjen e vitit të ri shkollor.

“Unë për shkollën kam blere, lapsa, stilolapsa dhe çdo gjë tjetër”, tregon ajo

Po veshje?,-“Po kam blere shume xhinse dhe kostume”.

Pas pushimeve të gjata verore, fillimin e shkollës po e pret me emocion.

Çfarë të ka munguar më shumë nga shkolla?

“Në shkollë kaloja më bukur me shokët dhe shoqet, bënim lojëra të ndryshme dhe më kanë munguar shumë”.

Si Loena edhe bashkëmoshatarët e tjerë të saj në kryeqytet nxitojnë për t’u përgatitur për të mos iu munguar asgjë për shkollën.

“Lapsa, çantë edhe librat”

Në cilën klasë futësh ti?

“Në të dytën”.

Je i gëzuar që do të nisë shkolla?

“ Po shumë”, përgjigjet ajo.

Këtë vogëlush e shoqëron gjyshja, që duket se për nipin e vogël nuk do të kursehet, pavarësisht mundësive.

“Kam blerë fletore, laps, libra”.

Je me nënën?,- Po.

Çfarë i ke kërkuar nënës të të blejë diçka tjetër.

Lule.

Të duhen për mësuesen? Po.

“Të gjitha ia kam blerë, çdo gjë që i duhet”.

Jo vetëm në tregje dhe dyqanet e ndryshme, fluks prindërish dhe fëmijësh këto ditë ka edhe në kancelaritë për të blerë mjetet shkollore.

 “Në kancelari mund të zgjedhë nga më të lirat deri më të shtrenjtat. Por një fëmije mesatarisht mund të shkojë nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë shporta. Këtu përfshihen një çantë, termus, mjetet shkollore të gjitha të kompletuara, ngjyra”, tregon Artur Pocesti, shitës në kancelari.

Nga vëzhgimi i bërë në treg mesatarisht prindërit shpenzojnë rreth 25 deri në 30 mijë lekë për një fëmijë, duke përfshirë veshjet, çantën dhe mjetet shkollore bazë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!