Arrestohet në Amerikën Latine, Vilson Pepa, i njohur si anëtar i grupit të drogës qe drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja.
Ai është arrestuar nga autoritetet atje me 3 shtator ku me vete kishte dokumente shqiptare dhe Italiane.
I jane sekuestruar edhe celulare te enkriptuar.
Prokuroria e Posaçme e cila e ka shpallur në kërkim thotë se Pepa lidhet me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, përfshirë 600 kilogramë të kapur në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020, si dhe me financimin e një sasie tjetër prej 10 kilogramësh në të njëjtin qytet/abcnews.al

