Roma ka arritur të mposhtë bindshëm ekipin e SPAL, me rezultatin 3-1. Ekipi kryeqytetas vinte në këtë takim pas atij barazimi 0-0 përballë Interit dhe kërkonte me doemos fitoren që të ngjitej në katër vendet e para, që të sigurojnë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm.
Ky është dhe objektivi i verdhekuqve, që tashmë janë të pamposhtur prej katër ndeshjesh. Pellgrini, Perotti dhe Mkhitaryan shënuan për Romën, ndërsa golin e nderit për SPAL e shënoi Petagna, në fundin e pjesës së parë.
Ky triumf e ngjit Romën në kuotën e 32 pikëve në vend të pestë, një pikë më pak se Lazio e vendit të tretë dhe dy më shumë se Cagliari ndjekës, por të dy këto skuadra kanë nga një ndeshje më pak./abcnews.al
Serie A, java 16
Roma – SPAL 3-1
Pellgrini 53′, Perotti 66′, Mkhitaryan 83′ / Petagna 44′