Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Operatori i ri i Ujit nga janari 2026”, Balluku: Vendosemi para sfidave të vazhdueshme

schedule11:55 - 3 Shtator, 2025

schedule 11:55 - 3 Shtator, 2025

Balluku: Në përmbyllje të ngritjes së Operatorit të ri që do fillojë në janar 2026, do nisim nga puna për fazën e tretë, që duhet të jetë operacionale në janar të 2027.

Për të kthyer të 15 kompanitë, që do të vijojnë operimet në mënyrë të njëjtë, pa i ndryshuar asgjë pa u prekur, këto kompani më pas do të bëjnë edhe ndarjen në dy nukla nukla njëra që do merret me mirëmbajtjen dhe tjetra me faturim arkëtim e gjithcka tjetër. Duke përmbyllur kështu një rrugëtim të gjatë që ka patur momente të mira, momente kritike.

Ne vendosemi para sfidave të vazhdueshme e diskutojmë shpesh rastin e Golemit, që është një zonë e investuar në mënyrë intensive. Por kur është investuar në Golem është investuar për 30 mijë banorë, por shkon edhe në 300 mijë banorë që duhet të shërbehen. Janë lajme të mira për turizmin, por që peshojnë mbi supet e sektorit të ujësjellës kanalizimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!