Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Urdhri u dha nga burgu/ Policia greke zbardh vrasjen e shqiptarit, ekzekutimi u bë për 15 mijë euro

schedule09:54 - 3 Shtator, 2025

schedule 09:54 - 3 Shtator, 2025

GREQI- Policia e Greqisë ka zbardhur vrasjen e 47-vjecarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit në Agio Pantaleimona të Athinës.

Për ngjarjen kriminale u arrestua një  27-vjeçar grek , përdorues droge, i cili, siç i tha policisë pas arrestimit, mori përsipër të ekzekutonte 47-vjeçarin për një shumë financiare prej 15,000 euro.

Ai theksoi se nuk e njeh personin që porositi vrasjen e shqiptarit, por tha se urdhri erdhi nga brenda burgjeve greke.

Vrasja e shqiptarit u bë më 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë. Në atë kohë, autori i krimit, i cili po ngiste një motoçikletë, iu afrua dhe qëlloi për vdekje shqiptarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!