Takimi mes Sion dhe Xamax në Zvicër pa shumë shqiptarë në fushën e lojës, madje dy prej tyre u bënë dhe protagonistë.
Mesfushori i Sion, Pajtim Kasami, shënoi golin e parë të sfidës, në minutën e 28-të. Futbollisti me origjinë shqiptare kaloi në avantazh vendasit.
Lenjani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të. Golin e barazimit për Xamax e shënoi futbollisti shqiptar, Taulant Seferi.
Sulmuesi i talentuar arrin të gjejë golin e parë në superligën zvicerane dhe i jep një pikë të artë skuadrës së tij në këtë transfertë të vështirë./abcnews.al
?? Taulant Seferi scores for Xamax! #Seferi #Xamax #Sion pic.twitter.com/h1LW8LOJVW
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 15, 2019