Gara me Rej Manajn vazhdon, por ai ka edhe më shumë sfida.
Taulant Seferi synon me patjetër Superligën e Turqisë, e po ashtu Këpucën e Artë në Ligën e Parë turke, si dhe synon të “betonojë” pozitat në kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi 29-vjeçar duket se ka arritur sërish një kulm të karrierës, dhe ja ku realizoi dy rrjeta të tjera.
Këto, në fitoren që Kaizerispor e arriti në shtëpi, me shifrat 4-0 ndaj rivalit Istanbulspor.
Dy gola të tjera I shënoi Moreno.
Shqiptari nga Maqedonia ka 7 rrjeta në 7 ndeshje, dy më pak sesa kryesuesi I renditjes së Këpucës së Artë, Iheanaço I Bursasporit.
Nga ana tjetër, ky sukses I dha mundësi Kaiserisporit të ngjitej në krye të renditjes me 16 pikë, po aq sa Bursaspori dhe Batman Petrolspori.
Siç e thamë, Seferi synon të jetë zgjedhje e përhershme në ekipin përfaqësues.
Ai u la jashtë nga ish-trajneri Silvinjo nga nëntori I vitit 2024 e deri sa braziliani u largua.
Tekniku I ri kuqezi, Maran, e ftoi në dy miqësoret e qershorit, por e la në stol ndaj Izraelit, dhe e aktivizoi 45 minuta në humbjen ndaj Luksemburgut.


