Gledis Gjipali, ekspert për çështje të Integrimit në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për procesin e integrimit. Ai u shpreh se deri më tani Shqipëria ka treguar që ka avancuar në këtë rrugëtim, ndërsa theksoi se afati deri në 2029 është një afat optimist dhe tregon që procesi i zgjerimit funksionon.
“Kjo është një dritë jeshile dhe shumë pozitive dhe tregon që procesi i zgjerimin funksionon. Pra ka vende që po i afrohen anëtarësimin. Pra siç tha Komisionerja Kos që janë hapur më shumë kapituj dhe tregon që ka një avancim të procesit.”, tha ai.
Gjithashtu u shpreh se ky është një moment pozitiv dhe që nuk duhet humbur një mundësi e tillë. Gjithashtu theksoi se pavarësisht ecurisë dhe përshpejtimit të hapave të deritanishme, sfidë mbeten edhe disa kapituj të fundit që prekin sipas tij mjedisin, bujqësinë, standardet e sigurisë ushqimore…
“Shpresojmë që ky moment pozitiv të vazhdojë sepse e kundërta do ishte një zgjatje nëse humbet ky moment kaq i rëndësishëm. Shqipëria ka një përqindje të madhe të mbështetjes për anëtarësim. Perceptimi popullor nga ana tjetër është i rëndësishëm. Fakti që Shqipëria në mënyrë të qëndrueshme ka mbështetje të lartë të qytetarëve kjo është pozitive që shkon përtej ekzekutivit. Pra qytetarët shqiptarë janë treguar mbështetës kundrejt BE. Sfidat kryesore Shqipëria po i sheh në javët dhe muajt e fundit, me hapjet e fundit. Nëse për kapitullin e parë Shqipëria ka ecur vitet e fundit, sfidat ngelen tek ato kapitujt më pak të njohur, si mjedisin, bujqësia, standardet e sigurisë ushqimore, veterinare dhe kërkojnë investime në pajisje dhe angazhim të subjekteve private që preken nga këto reforma dhe rritja e standardeve që do të thotë edhe rritje kostosh. Këto janë sfidat më të mëdha duke ditur që procesi është edhe më i shpejtë”, nënvizoi Gjipali.
/abcnews.al/

