Pas mbylljes së merkatos së verës është koha e duhur për të bërë bilancet. Asnjë suprizë, me Premier League që u konfirmua edhe një herë si “mbretëreshë” në tregun e transferimeve.
Klubet e elitës angleze shenzuan në këtë sesionin e fundit pak më shumë se 3 miliard stërlina.
Kjo shifër është shumë e lartë se ajo që u shpenzua një vit më parë. Në vetëm e 2024 klubet e Premier League nxorrën nga arkat e tyre 1 miliard e 960 milion stërlina.
Një rekord I ri, ndërsa merita për këtë është e gjithë e Liverpool. Kampionët në fuqi të Anglisë nuk kursyen asgjë, duke shpenzuar 518 milion stërlina për gjashtë blerje, përfshirë edhe atë të Alexander Isak për 140 milion paund si transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League.
Shifra të çmendura, që tregojnë edhe diferencën e madhe financiare mes kampionatit anglez dhe ligave të tjera të rëndësishme të Europës.
E thënë më qartë, klubet e Premier League kanë shpenzuar në sesionin e fundit të merkatos së verës më shumë se La Liga, Seria A, Bundesliga dhe Ligue 1 e Francës së bashku.

