Një aksident me pasojë dy viktima u regjistrua një ditë më parë në Vlorë. Një shtetase italiane që shkaktoi aksidentin është vënë në pranga nga policia.
Aksidenti tragjik ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Kripa” në autostradën “100 Vjetori”.
Nga aksidenti në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës 63-vjeçari Ferdinant Hasani. Gjithashtu si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, 47-vjeçari Artan Muho banues në Vlorë
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi 47 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/

