Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, sfida ku golat dhe polemikat nuk munguan. Në “Old Trafford”, Manchester United priti ekipin e Everton, që është aktualisht pa trajner. Blutë nga Liverpool arritën të kalonin të parët në avantazh, me anë të një autogoli nga Lindelof.
Dukej se Manchester United do ta humbiste këtë sfidë, por Solskjaer aktivizon nga stoli sulmuesin e talentuar, Mason Greenwood. Ky i fundit shënon 10 minuta pas aktivizimit të tij dhe vendos rezultatin final të sfidës në 1-1.
Takimi tjetër mes Wolverhampton dhe Tottenham u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-2. Lucas Moura shënoi golin e parë për Tottenham, në minutën e nëntë. Në të 67-ën, Adama Traore shënoi supergol dhe dukej se sfida do të mbyllej në barazim. Por, në sekondat e fundit, mbrojtësi Jan Vertonghen arrin të shënoj dhe festa është e gjitha për Mourinhon. Tre pikë të arta për Tottenham, që afrohet edhe më shumë me zonës Champions./abcnews.al