Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër/ 3 persona u bllokuan gjatë eksplorimit të zonës, njëri prej tyre u rrëzua në përrua, policia dhe zjarrfikësja iu vjen në ndihmë

schedule14:02 - 1 Shtator, 2025

schedule 14:02 - 1 Shtator, 2025

3 shtetasve u bllokuan në malin mbi fshatin Ndëran, Zagori. Punonjësit e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë menjëherë pas njoftimit.

Gjatë eksplorimit të zonës, njëri prej tyre kishte rënë në përrua dhe e kishte të pamundur lëvizjen.

“Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në malin mbi fshatin Ndëran, njësia administrative Zagori, 3 shtetas, duke eksploruar me këmbë zonën, kishin mbetur të bllokuar pasi njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, emergjencat civile dhe me ekipin mjekësor, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar 3 shtetasit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi 70 vjeç që kishte rënë në përrua u nxor nga aty në gjendje të mirë shëndetësore, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!