Fitues në fushë, por edhe kampion në merkato.
Pak orë pas këtij goli spektakolar të shënuar nga Slobozlai, që i dhuroi fitoren ndaj rivalëve direktë të Arsenal dhe kryesimin e renditjes në Premier League, kampionët anglezë bënë goditjen e madhe në merkaton e verës.
Pas një tratative shumë të gjatë, “Reds” sigurojnë më në fund shërbimet e Alexander Isak, ndërsa vendosin edhe një rekord në historinë e transferimeve në futbollin anglez.
Për sulmuesin suedez, Liverpool pagoi 130 milion stërlina te Neëcastle. Kjo është shifra më e lartë e shpenzuar ndonjëherë në Premier League.
Po ashtu, me këtë transf erim, kampionët e Premier League konfirmohen si “mbretër” të këtij sesioni në merkato.
Bashkë me Isak, shifra e shpenzuar këtë verë nga Liverpool shkon në afërsisht në 500 milion stërlina.
Më parë, klubi i kuq kishte transferuar Florian Virtz, Hugo Ekitike, Jeremie Frimpong, Giovani Leoni dhe Milos Kerkez.
Me blerjen e fundit të Alexander Isak dhe fitoren në atë që konsidëerohej si finalja e parë e sezonit kundër Arsenal, Liverpool I ka treguar të gjithë rivalëve se do ta kenë të vështirë t;I rrëmbejnë titullin kampion. /abcnews.al

