Inaugurohet në Bruksel Qendra e Kulturës shqiptare “Vatra”  

schedule13:43 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 13:43 - 15 Dhjetor, 2019

Në Bruksel u inaugurua Qendra e Kulturës shqiptare “Vatra”  që ka në thelb të saj kultivimin e kulturës dhe traditave shqiptare, ku vendin kryesor e zënë muzika dhe vallet folklorike shqiptare. Komuniteti shqiptar në Belgjikë është një nga komunitetet e rralla që arrin të gërshetojë me sukses mësimin e gjuhës amtare dhe promovimin e kulturës së vendit.

“Eshtë një kulminacion i përpjekjeve tona për të fuqizuar sa më shumë gjuhë shqipe dhe shkollën shqipe “Vatra” duke inaguruar edhe qendrën kulturore “Vatra”, shprehet  Amet Gjanaj, anëtar i këshillit bashkiak për ekonominë dhe punësimin në Molenbeek.

“Janë mbi 80 nxënës që ndjeki shkollën shqipe çdo të shtunë nga ora 10.00 deri në orën 14.00, ku mësojnë edhe gjuhën shqipe edhe vallet shqiptare”, thekson Vahile Shkodra Azizi, drejtoreshë e shkollës shqipe “Vatra”

“Emigrantët shqiptarë e kuptuan rolin e shkollës dhe hap pas hapi mund të themi se shkolla shqipe “Vatra” është e konsoliduar”, thotë Ibrahim Dizdari, mësues në shkollën “Vatra”.

Inisiativa është mbështetur nga kryetarja e komunës së Molenbeek, Catherine Moureau, ministri president i rajonit të Brukselit, Rudy Vervoert dhe sekretarja e shtetit për strehimin dhe barazinë e shanseve, Naëal Ben Hamou.  Qendra kulturore Vatra hapet pas 14 vitesh ekzistencë të shkolles shqipe « Vatra »./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!