Kategoria Superiore nuk njeh pushim dhe kjo javë do të jetë e ngarkuar për ekipet. Edhe dy ndeshje do të zhvillohen këtë vit dhe të gjithë do të tentojnë të mbledhin sa më shumë pikë përpara nisjes së pushimeve.
Gara për kreun është shumë e fortë, teksa në krye ka dalë Kukësi me 27 pikë, që ndiqet nga Laçi dhe Partizani me nga 25. Pesë ndeshjet e javës së 16-të do të luhen ditën e mërkurë, ndërsa java e fundit për këtë vit luhet të dielën.
Java e fundit prodhoi 16 gola dhe tre largime trajnerësh. Partizani, Teuta dhe Luftëtari vendosën t’i japin fund bashkëpunimit me Franco Lerdën, Bledi Shkëmbin dhe Giorgios Marantas, teksa pritet të emërojnë trajnerët e rinj. /abcnews.al