Një ndeshje nga ato që do të mbahen mend gjatë. Një shfaqe e vërtetë e futbolli, e mbushur me spektakël, gola, përmbysje rezultati dhe surpriza si ajo e 16 vjeçarit Rio Ngumoha. Një hero I papritur, ai që vendosi në minutën e 100-të fitoren 3-2 të Liverpool në transfertën e Neëcastle.
Sfida e luajtur në “Saint James Park” ishte emocionuese që në nisje të topit të parë.
Të ndihmuar nga atmosfera elektrizuese në tribuna, të zotët e shtëpisë ishin më kërkues, por festimet i nisën kampionët anglezë, që kaluan në epërsi me Gravenbersh në minutën e 35-të.
Njukasllëll mori një tjetër goditje në shtesën e pjesës së parë, kur Gordon la fushën me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë në dëm të Van Dijk.
Pas pushimit, fati I sfidës u duk se u vendos shpejt.
Ekitike shënoi golin e dytë për Liverpool, duke dhënë përshtypjen se gara do mbyllej para kohe.
Por këto pritshmëri u rrëzuan shpejt.
Me forca më të pakta në fushë, Njukasëll reagoi dhe I shkoi shumë pranë një përmbysje të madhe.
Bruno Guimaraes ngushtoi diferencën në minutën e 57-të, ndërsa vetëm dy minuta nga fundi I kohës së rregullt, Osula barazoi shifrat.
Me entuziazmin në krah, të zotët e shtëpisë provuan të kthenin rezultatin, por shpresat e tyre u shuan në minutën e dhjetë shtesë.
Vetëm pak minuta në fushë, Rio Ngumoha do të jetonte debutimin magjik, duke shënuar golin e fitores për Liverpool, që ruan nisjen perfekte në sezonin e ri të Premier League me pikë të plota pas dy javëve të para.

