Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur transformimin e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin, si pjesë e reformës së De-Institucionalizimit.
Qendra e re do të ofrojë një model modern të përkujdesjes sociale, duke shërbyer si pikë referimi për kujdesin rezidencial dhe ditor për fëmijët; përgatitjen për jetesë të pavarur; zhvillimin e aftësive në një mjedis gjithëpërfshirës. Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më human dhe efikas të përkujdesjes sociale, duke vendosur në qendër nevojat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe komunitetit në tërësi. / abcnews.al /



